Video/ Ish-kryeministri indian shpëton pas një atentati me armë në një ceremoni, dëshmon autori: Prita 20 vite për këtë moment

12/03/2026 23:03

Farooq Abdullah, ish-kryeministër i indian i rajonit të Kashmir dhe udhëheqës i Partisë Kombëtare të Jammu dhe Kashmirit, shpëtoi mrekullisht gjatë një ceremonie martesore në Jammu, ku një person u përpoq ta qëllonte nga afër.

Pamjet e sigurisë treguan momentin kur Kamal Singh Jambal, atentatori  qëlloi me armë nga një distancë shumë e afërt, por plumbi nuk e goditi Abdullahin.

Sipas mediave lokale, 65-vjeçari deklaroi se kishte pritur mbi 20 vjet për këtë moment dhe nuk tregoi pendesë.

Kryeministri aktual i rajonit, Omar Abdullah, konfirmoi incidentin në rrjetet sociale, duke theksuar se babai i tij shpëtoi “për një fije peri” dhe ngriti pyetje mbi sigurinë, pasi Abdullah ruhet me mbrojtje Z+, një nga nivelet më të larta të sigurisë në Indi.

Gjatë sulmit, Farooq Abdullah ishte i shoqëruar nga zv/kryeministri Surinder Kumar Choudhary dhe këshilltari Nasir Sogami, të cilët konfirmuan se askush nuk u lëndua.

Policia vazhdon hetimet për motivet e sulmuesit dhe mënyrën se si arriti të afrohej kaq pranë politikanit. Raportimet paraprake sugjerojnë se Kamal Singh Jambal mund të ketë pasur motive personale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB