LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane
Ka ardhur reagimi i policisë në lidhje me një konflikt për pronën në fshatin Bershi të Klosit.
Uniformat blu sqarojnë se shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë me qëllim parandalimin e një konflikti fizik të mundshëm mes shtetasit G. A. (së bashku me pjesëtarët e familjes së tij) dhe shtetasve Z. A. dhe V. Sh, që po konfliktoheshin me fjalë, ndërsa thekson se në asnjë moment shërbimet e Policisë nuk kanë ushtruar dhunë.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Klos referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal ndaj shtetasit G. A., 62 vjeç, banues në fshatin Bershi, Klos, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vetëgjyqësia”.
Procedimi penal filloi pas kallëzimit të bërë nga shtetasi Z. A., 65 vjeç, se më datë 11.03.2026, 62-vjeçari i ka bllokuar rrugën mjeteve bujqësore që e çojnë drejt pronës së tij.
Ndërkohë, në lidhje me këtë rast, ditën e djeshme shtetasja D. A., vajza e shtetasit G. A., nëpërmjet një videoje të publikuar në disa rrjete sociale ka pretenduar se është dhunuar nga shërbimet e Policisë.
Në lidhje me këtë pretendim sqarojmë se shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë me qëllim parandalimin e një konflikti fizik të mundshëm mes shtetasit G. A. (së bashku me pjesëtarët e familjes së tij) dhe shtetasve Z. A. dhe V. Sh, që po konfliktoheshin me fjalë dhe në asnjë moment shërbimet e Policisë nuk kanë ushtruar dhunë.
Gjithashu sqarojmë se në lidhje me këtë konflikt pronësie, nga ana e shërbimeve të Stacionit të Policisë Klos janë kryer disa herë veprime hetimore dhe materialet për personat e përfshirë i janë referuar Prokurorisë Dibër.
Si dhe për çdo rast është vënë në dijeni dhe është kërkuar ndërhyrja edhe e Bashkisë Klos.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
Top Channel