Seanca paraprake ndaj Metës, ish-presidenti: Nuk kam fshehur pasurinë. Kam bërë jetë të thjeshtë, jo luksi

12/03/2026 14:09

Ish-presidenti Ilir Meta përsëriti kërkesat për pushim të çështjes, sepse sipas tij dhe avokatit nuk ka kryer asnjë vepër penale.

Në seancën paraprake me dyer të mbyllura, Ilir Meta nën akuzë për korrupsion në tre raste, pastrim të parave dhe deklarimin e rremë u shpreh se ka bërë një jetë të thjeshtë. “Nuk kam konsumuar ndonjëherë verë 33 mijë euro deklaroi ish funksionari dhe as kam udhëtuar me charter“, ka deklaruar ai. Ndërkohë që ish deputetja Monika Kryemadhi kërkoi rikthim të çështjes për hetime të plota.

Kryemadhi dha një prononcim për gazetarët ku tha: “Prokuroria në 80% të akuzës që pati tha që i kemi perceptime dhe indicie. E vetmja gjë që i kërkuam, edhe gjykata në fakt i bëri disa pyetje prokurorëve sa i përket CEZ-DIA, ideja është që si mund të ngresh një akuzë për korrupsion kur nuk e ke veprën e korrupsionit. Zoti Meta është shumë raconal në kërkesa e tij, pavarësisht këndvështrimeve që kemi sa i përket gjithë procesit. Zoti Meta rezulton të mos ketë asnjë firmë”.

Mbasi dëgjoi pretendimet përfundimtare të pesë të akuzuarve, gjykata e shtyu seancën nëse e kalon apo jo çështjen në themel për në datën 18 mars. SPAK dyshon se Ilir Meta, si ish-Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, ka përdorur influencën gjatë  lidhjes së kontratës mes shoqërisë “Dia” dhe kompanisë CEZ Shpërndarje, një kontratë që kishte si qëllim arkëtimin e borxheve të prapambetura dhe ku DIA përfitoi gati 649  milionë lekë.

Dyshohet se si ish si Kryetar i Kuvendit dhe Kryemadhi si përdorën ndikimin tek institucionet për të futur në treg fibrat optike dhe se si Kryetar i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim dyshohet se lidhi kontrata për shërbim konsulence dhe lobimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB