Shqetësimet për të drejtat e shqiptarëve, Presidenti Begaj takon kryetaren e Preshevës
Deputeti i Partisë Mundësia Erald Kapri e ka quajtur një turp vendimin e mazhorancës socialiste këtë të enjte, që e rrëzoi në Kuvend me 82 vota kërkesën e SPAK-ut për heqjen e imunitetit të ish.zv kryeministres Belinda Balluku.
Duke iu referuar numrit të lartë të efektivëve të policisë që ishin në terren përreth Parlamentit gjatë kohës që në seancën plenare u votua kundër kërkesës së Prokurorisë së Posaçme, Kapri nënvizon se i gjithë shteti dhe pushteti “u ngritën në këmbë sot për ta mbrojtur Belinda Ballukun.
“Policia në gatishmëri me mijëra forca në mbështetje të zyrtarëve të korruptuar”, tha ai.
Kapri thekson se deputetët socialist u futën në historinë e turpit duke u bërë “barrikadë për drejtësinë” ndaj zyrtarëve të lartë.
“Si duhet të ndihet një politikan që nuk ecën dot në rrugë, sepse akuzohet se ka vjedhur paratë e qytetarëve të vet? Dhe që ka ngritur gjithë shtetin e pushtetin në këmbë për ta mbrojtur?
Po ata 82 deputetë që ngritën kartonat për të mbrojtur korrupsionin dhe për t’i bërë barrikadë drejtësisë? Çfarë turpi!”, shkruan deputeti Kapri në rrjetet sociale.
Top Channel