Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-presidentit, Ilir Meta mbetet në burg
Një 56-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi përplasi për vdekje me fadromë një person.
Në pranga ra shtetasi me iniciale I. Ç., 56 vjeç, pasi dyshohet se gjatë punës në një subjekt (gurore) në Dajt, ka përplasur gjatë lëvizjes mbrapsht me mjetin e punës (fadromë), shtetasin A. Xh., 43 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën, thuhet në njoftimin e policisë.
Njoftimi i plotë:
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetaset L. R., G. H. dhe M. A., pasi dyshohet se secila ka ushtruar prostitucion, në apartament të marrë me qira.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin K. U., pasi dyshohet se ka kanosur një shtetase.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2:
-arrestuan shtetasit E. L., 30 vjeç, E. Sh., 24 vjeçe dhe M. K., 22 vjeçe, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë hequr lirinë një 28-vjeçari, dhe e kanë dhunuar;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin N. K., pasi dyshohet se ka shqetësuar nëpërmjet mesazheve telefonike, një shtetase;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit A. Q. dhe A. H., pasi nuk i janë bindur urdhrave të punonjësve të Policisë, për t’u identifikuar dhe për të kryer kontroll në automjetin me të cilin lëviznin.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-A. A., për veprën “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”;
-G. P. dhe N. M., pasi dyshohet se gjatë një tubimi, kanë hedhur sende në drejtim të godinës së institucionit në afërsi të të cilit ishin grumbulluar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4:
-arrestuan për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasin I. Ç., 56 vjeç, pasi dyshohet se gjatë punës në një subjekt (gurore) në Dajt, ka përplasur gjatë lëvizjes mbrapsht me mjetin e punës (fadromë), shtetasin A. Xh., 43 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin F. S., pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortit të vajzës së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin P. K., 32 vjeç, pasi mbante në banesë, 3 armë të ftohta dhe një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike Kokainë. Sendet e kundërligjshme u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për:
-shtetasin A. A., pasi dyshohet se nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin me të cilin kryente manovra të gabuara në qarkullim;
-një të mitur, pasi mbante përforcues grushti që u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.
Specialistët e qarkullimit rrugor:
-arrestuan shtetasin R. Sh., 18 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje;
-arrestuan shtetasit J. K., 54 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
-arrestuan shtetasin E. Xh., 29 vjeç, pasi me automjetin që e drejtonte në gjendje të dehur, ka përplasur këmbësorin, shtetasin K. A., 35 vjeç, i cili është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin M. L., pasi me automjetin që e drejtonte, ka përplasur 2 këmbësorë, të cilët janë në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin H. H., pasi dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte, dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti u dëmtuan drejtuesi dhe pasagjerja në këtë automjet, të cilët janë janë në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
Më datë 11.03.2026:
-është çuar për mjekim, në spital, shtetasi A. Gj., pasi dyshohet se aksidentalisht gjatë punës në një subjekt, është dëmtuar në këmbë. Punohet për përcaktimin e përgjegjësive për këtë rast;
-dyshohet se aksidentalisht, ka rënë nga ballkoni i banesës së tij, shtetasi F. V., 40 vjeç, i cili është kujdesin e mjekëve. Punohet për dokumentimin e rrethanave të rastit;
-kallëzoi shtetasi A. P., se ishte larguar nga ambientet e spitalit ku ishte i shtruar, vëllai i tij, shtetasi N. P., 67 vjeç. Punohet për gjetjen e 67-vjeçarit;
-kallëzoi shtetasi F. M., se ishte goditur nga shtetas të panjohur prej tij. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve;
-kallëzoi shtetasi M. D, se ishte goditur nga një shtetas të panjohur prej tij. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit;
-kallëzoi shtetasi A. M., se ishte larguar nga banesa, vajza e tij, shtetasja S. M., 26 vjeçe. Punohet për gjetjen e kësaj shtetaseje;
-kallëzoi shtetasi R. R., se i kishin vjedhur disa sende me vlerë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel