Një person sulmon sinagogën “Tempulli i Izraelit” në SHBA, vritet nga policia

12/03/2026 20:03

Një person është vrarë nga policia pas një sulmi me automjet në sinagogën “Tempulli i Izraelit” në Michigan, njoftoi sherifi i qarkut, Michael Bouchard.

Policia reagoi pas raportimeve për sulmin në “Tempullin e Izraelit”, e cila përfshin edhe një shkollë.

Drejtori i Byrosë Federale të Hetimeve, Kash Patel, tha se bëhej fjalë për një “sulm me automjet”. Dhjetëra mjete emergjente ndodhen në vendngjarje, ndërsa pamjet nga ajri tregojnë tym që ngrihet nga sinagoga.

Sipas sherifit Bouchard, deri tani nuk raportohet për të plagosur.

Policia u ka kërkuar banorëve të zonës të qëndrojnë në shtëpi, ndërsa Departamenti i Sherifit të qarkut Oakland po kontrollon ndërtesën.

Shkollat pranë janë vendosur në izolim për siguri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB