LIVE/ PS rrëzon me 82 vota kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut. Mungojnë Spiropali dhe Xhafaj. Opozita bllokon seancën, PS kalon për votim pr.ligjet e rendit të ditës. PD protestë para Parlamentit Prej orës 10:00 ka nisur protesta e opozitës jashtë Parlamentit, si dhe seanca plenare, ku në rendin e ditës është votimi i raporteve të PS dhe PD mbi kërkesën e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e Belinda Ballukut.
I shoqëruar nga deputetët e PD dhe mbështetësit demokratë, Berisha mbërriti në Parlament, ku sulmoi kryeministrin Edi Rama, se ‘ka shkelmuar ligjet dhe Kushtetutën’.
“Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës si zgjidhjen e vetme të kësaj gjendje dhe të kësaj situate dramatike që përjeton vendi. Në një kohë kur Edi Rama, njeriu më i poshtëruar në detyrë sot, në të gjithë hapësirën e Bashkimit Europian dhe më gjerë, nuk ka sot një kryeministër të poshtëruar para botës dhe popullit të tij siç është Edi Rama. Është i poshtëruar sepse po shkelmon ligjet dhe Kushtetutën për të mbrojtur vjedhjet e tij“.
Jashtë protestuesit e PD dëgjojnë përmes ekranit gjigand gjithçka ndodh në seancë, raporton për Top Channel, gazetarja Elda Menga.
Top Channel