“Ai është ringjallur”/ Botërori po afron, fansat mezi presin rikthimin e portierit legjendar të Meksikës
Trajneri i Suedisë, Graham Potter, ka nënshkruar një kontratë të re që e mban në detyrë deri në vitin 2030, duke shprehur “një krenari të madhe dhe një përgjegjësi të madhe” ndërsa skuadra e tij synon kualifikimin për Kupën e Botës 2026.
50-vjeçari, ish-trajner i West Ham, Chelsea dhe Brighton, mori drejtimin e Suedisë në tetor, pas shkarkimit të Jon Dahl Tomasson, fillimisht në mënyrë të përkohshme, për të rikthyer skuadrën në rrugën e duhur.
Suedia ka ende shanse për t’u kualifikuar në turneun që do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë në qershor, nëse triumfon në ndeshjet e play-off-it ndaj Ukrainës dhe më pas ndaj Polonisë ose Shqipërisë më vonë këtë muaj.
Potter u shkarkua nga West Ham në fund të shtatorit pas një nisjeje të dobët në Premier League, por u bë shpejt favorit për stolin e Suedisë, duke marrë në drejtim Ostersund, nga divizioni i katërt i Suedisë deri në elitën e futbollit vendas dhe duke fituar një kupë kombëtare në 2017.
“Të mund të vazhdoj në këtë rol do të thotë shumë për mua,” tha Potter në një deklaratë të Federatës Suedeze të Futbollit.
“Ndjej një krenari të madhe dhe një përgjegjësi të madhe. Ky është një ditë e madhe për mua dhe një mundësi fantastike për të bërë diçka të rëndësishme për të ardhmen.
Nëse Suedia do të kalojë Ukrainën, atëherë në finale mund të ketë Shqipërinë, gjithmonë nëse kuqezinjtë do të arrijnë të mposhtin Poloninë.
Top Channel