Nafta, lufta dhe Ngushtica e Hormuzit, analiza nga REL: A mund t’i mbrojë Uashingtoni tregjet globale të energjisë nga Irani?
Kostoja për Shtetet e Bashkuara në javën e parë të luftës kundër Iranit ka tejkaluar 11.3 miliardë dollarë, sipas shifrave të paraqitura para anëtarëve të Kongresit nga Pentagoni, siç zbulon New York Times.
Sipas gazetës amerikane, e cila citon burime që ishin të pranishme në konferencën e së martës, shuma prej 11.3 miliardë dollarësh i referohet kostos direkte të javës së parë të operacioneve ushtarake.
Megjithatë, kjo shumë përjashton disa shpenzime të rëndësishme, të tilla si ato që lidhen me përgatitjen për sulmet amerikane.
Kjo sugjeron që barra reale ekonomike e luftës për Shtetet e Bashkuara mund të jetë dukshëm më e lartë.
Sipas të njëjtit informacion, oficerët ushtarakë amerikanë informuan anëtarët e Kongresit Amerikan se vetëm gjatë dy ditëve të para të luftës, u përdorën armë dhe municione me vlerë 5.6 miliardë dollarë.
Kjo shumë është dukshëm më e lartë se vlerësimet që ishin paraqitur deri më sot në raportet e shtypit amerikan.
Këto zbulime nxjerrin në pah koston të lartë financiare të operacioneve ushtarake që janë duke u zhvilluar aktualisht në Lindjen e Mesme.
Top Channel