Një person sulmon sinagogën “Tempulli i Izraelit” në SHBA, vritet nga policia
Ndërsa lufta në Lindjen e Mesme futet në ditën e saj të 13-të, shtirja e saj në rajon sa vjen e rritet.
Ditën e sotme dy anije cisterna që transportonin naftë janë sulmuar teksa kalonin në Gjirin Persik duke lënë pas një viktime.
Nga ana tjetër Izraelit e ka zhvendosur vëmendjen nga Libani ku synon të godasë pozicionet e Hezbollahut. Në sulmin e tyre të fundit në kryeqytetin libanez të Beirutit raportohet se kanë humbur jetën 8 persona dhe janë plagosur 31 të tjerë.
Ndërkohë mediat italiane raportojë se para pak kohësh raketat iraniane kanë goditur bazën italiane e Erbilit e cila ndodhet në Irak.
Përditësimet LIVE, 12 mars
19:16 Filmoi raketa iraniane mbi Dubai, turisti britanik përballet me akuza për krim kibernetik
Një 60-vjeçar britanik është akuzuar sipas ligjeve të krimit kibernetik në Dubai, pasi dyshohet se ka filmuar raketa iraniane mbi qytet.
18:19 Rritet bilanci i viktimave në Liban, shkon në 687 numri i të vdekurve
Numri i të vdekurve në Liban është rritur në 687 që nga 2 marsi, sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë.
“Izraeli nuk kishte një plan realist për ndryshimin e regjimit kur nisi sulmet ndaj Iranit”, kanë deklaruar disa burime të sigurisë izraelite. Sipas tyre, pritjet se bombardimet ajrore mund të nxisnin një kryengritje popullore në Iran ishin më shumë “mendime të dëshiruara” sesa të bazuara në inteligjencë të saktë.
15:41 Rritja e çmimeve globale të naftës, Trump: SHBA do të përfitojë shumë para
Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të përfitojnë financiarisht kur të rriten çmimet globale të naftës. Në një postim në platformën e tij Truth Social, Trump theksoi se SHBA është prodhuesi më i madh i naftës në botë dhe për këtë arsye përfiton drejtpërdrejt nga rritja e çmimeve në tregjet ndërkombëtare.
15:27 U zgjodh lideri i ri i Irani, The Sun: Mojtaba Khamenei është në koma, ka humbur njërën këmbë
Lideri i ri Suprem i Iranit është në gjendje kome, pohon gazeta e njohur britanike The Sun. Mojtaba Khamenei që zuri vendin e babait të tij si udhëhëqesi që në fakt, ka fjalën e fundit për çdo vendim të marrë në regjimin e ajatollëhev ishte plagosur rëndë në një sulm ajror, pohon media e njohur.
15:14 “Irani do sulmojë Kaliforninë?”, FBI paralajmëron: Dronë si hakmarrje për luftën
FBI-ja paralajmëroi autoritetet e sigurisë në Kaliforni se Irani mund të hakmerret ndaj sulmeve amerikane duke përdorur dronë në Bregun Perëndimor. “Së fundmi kemi marrë informacione se që nga fillimi i shkurtit 2026, Irani mund të ketë planifikuar një sulm të papritur me mjete ajrore pa pilotë kundër objektivave të paidentifikuara në Kaliforni, në rast se SHBA-ja do të mësynte republikën islamike”, thuhet në një paralajmërim i cili është lëshuara fillimisht në fund të shkurtit.
Udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, ka lëshuar mesazhin e tij të parë që kur mori detyrën, duke bërë thirrje për unitet midis popullit iranian dhe duke paralajmëruar se Ngushtica e Hormuzit, një rrugë kyçe detare, do të mbetet e mbyllur si një “mjet presioni”.
Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) njoftuan se kanë goditur rrjetin e lëshimit të dronëve të Iranit, duke shkatërruar mbi 250 mjete ajrore pa pilot. Sipas një deklarate të IDF, sulmet u kryen pasi forcat izraelite identifikuan operatorë të sistemit të dronëve të regjimit iranian teksa po armatosnin një dron dhe përgatiteshin ta lëshonin atë drejt Izraelit.
13:56 Lufta ndaj Iranit, SHBA shpenzoi 11.3 miliardë dollarë vetëm në javën e parë
Lufta ndaj Iranit i ka kushtuar Shteteve të Bashkuara plot 11.3 miliardë dollarë vetëm në javën e parë, sipas zyrtarëve ushtarakë. Shifra është një vlerësim i ulët dhe nuk përfshin shpenzimet për grumbullimin dhe zhvendosjen e aseteve ushtarake para sulmit. Senatori demokrat Chris Coons tha se shuma totale e operacioneve pritet të jetë shumë më e lartë.
Një bazë ushtarake italiane në qytetin Erbil, në Kurdistanin irakian, është sulmuar me dron, duke shkaktuar dëme materiale, por pa të lënduar. Lajmi u konfirmua nga ministri i Jashtëm italian dhe zëvendëskryeministri Antonio Tajani, i cili njoftoi përmes një postimi në rrjetin social X se një automjet ushtarak u shkatërrua gjatë sulmit.
13:40 Video/ Izraeli vret komandantin e Gardës Revolucionare, koordinonte bashkëpunimin me Hezbollahun
Ushtria izraelite njoftoi se kishte neutralizuar një komandant të Gardës Revolucionare i cili vepronte në njësinë raketore të Hezbollahut në Liban. Sipas informacionit përkatës, ky është Abu Dr. Mohammadi, një figurë qendrore në koordinimin ushtarak midis Hezbollahut dhe regjimit terrorist iranian, ndërsa vepronte gjithashtu si ndërlidhës dhe ndërmjetës midis Hezbollahut dhe zyrtarëve të lartë iranianë.
13:03 “Lufta mund të mbyllet”, Presidenti Trump: Irani s’ka më pothuajse asnjë objektiv për t’u sulmuar
Presidenti amerikan Donald Trump përsëriti edhe një herë bindjen e tij se lufta kundër Iranit mund të përfundojë shpejt. “Nuk ka pothuajse më asnjë objektiv për t’u sulmuar,” deklaroi Trump duke shtuar se fundi i luftës varet vetëm nga vullneti i tij.
12:54 Lufta në Lindjen e Mesme/ Frika për furnizimet, Gjermania “prek” rezervat kombëtare të naftës
Mes pasigurisë që ka shkaktuar në tregjet e energjisë lufta e Iranit, Gjermania është detyruar të autorizojë përdorimin e një pjese të rezervave të saj kombëtare të naftës për të ndaluar rritjen e ndjeshme të çmimeve në tregjet botërore.
Tre anije të tjera cisternë u goditën në rajonin e Gjirit, dhe synimi ishte i qartë: Irani po vë në jetë me kujdes fushatën e tij për të kufizuar furnizimin global me naftë, çka përfshin bllokimin e rrugës detare kyçe të Hormuzit, vendosjes së minave që kërcënojnë anijet tregtare dhe shënjestrimin e transportuesve të arit të zi.
11:00 Shpërthime pranë aeroportit të Erbilit, baza ushtarake italiane goditet nga një raketë në Irak
Një bazë ushtarake italiane në Erbil të Irakut është goditur nga një raketë gjatë natës, sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes së Italisë.
Sipas mediave italiane, shpërthimet u dëgjuan rreth orës 23:30 sipas orës lokale dhe ishin aq të forta saqë u ndjenë në zona të ndryshme të qytetit. Një nga raketat raportohet të ketë rënë pranë hotelit “Divan”, një nga hotelet më luksoze të Erbilit.
Derisa lufta e Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit kundër Iranit po përqendrohet në Ngushticën e Hormuzit, pikën më jetike për kalimin e energjisë në botë, pasojat ekonomike të një ndërprerjeje të madhe të furnizimeve me naftë dhe gaz mund të përhapen në mbarë globin.
08:40 Lufta në Lindjen e Mesme, ja sa i ka kushtuar SHBA-së java e parë e konfliktit me Iranin
Kostoja për Shtetet e Bashkuara në javën e parë të luftës kundër Iranit ka tejkaluar 11.3 miliardë dollarë, sipas shifrave të paraqitura para anëtarëve të Kongresit nga Pentagoni, siç zbulon New York Times.
08:29 Izraeli sulmon sërish Bejrutin, humbin jetën 8 persona, plagosen 31
Një tjetër incident i rëndë ndodhi në Bejrut, ku 8 persona humbën jetën dhe 81 të tjerë u plagosën pas një sulmi me dronë nga forcat izraelite.
Sipas mediave libaneze, mbrëmë sulm me dronë nga Izraeli u krye në një pikë ku shumë prej personave të zhvendosur po qëndrojnë përkohësisht në tenda.
“Djalli ka vdekur”, me këtë mesazh, kundërshtarët në Iran po përhapin informacionin se personi që shumica dërrmuese e iranianëve e urrenin për vdekje nuk është më gjallë.
Po flasim për Asadollah Badfar, komandantin e organizatës paraushtarake të Gardës Revolucionare, Basij, dhe përgjegjës për dhjetëra mijëra vdekje dhe plagosje të bashkatdhetarëve të tij.
Dy anije cisterna të huaja që transportonin karburant janë sulmuar në ujërat irakiane në Gjirin Persik gjatë natës së kaluar, duke shkaktuar zjarre në të dyja anijet dhe duke vrarë një marinar, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit janë duke u zhvilluar për të gjetur të zhdukurit.
07:46 Lufta në Lindjen e Mesme, Zvicra mbyll ambasadën më Teheran: Pasiguria për stafin po rritet
Zvicra ka mbyllur ambasadën e saj në Teheran për shkak të “rrezikut në rritje” për sigurinë e diplomatëve të saj, njoftoi Berna të mërkurën.
Top Channel