LIVE/ Kërkesa e SPAK për arrestimin e Ballukut, nis seanca. PD mbledh njerëzit para Parlamentit. Në Kuvend mungojnë Spiropali e Xhafaj. Bylykbashi: Votoni pro. Manja: Shkelet prezumimi i pafajësisë

12/03/2026 09:30

Sot në orën 10:00 nis seanca plenare, e cila ka në rend dite votimin e kërkesës së SPAK-ut për dhënien e autorizimit për arrestimin e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku.

Njëkohësisht me seancën, jashtë godinës pritet të nisë protesta që ka thirrur Partia Demokratike. Ndryshe nga protestat e shkuara të zhvilluara gjatë mbrëmjeve, sot PD ka ndryshuar skenarin dhe pritet që tubimi të zhvillohet vetëm jashtë godinës së Kuvendit.
Që prej mbrëmjes së të mërkurës Parlamenti është blinduar dhe ka shtuar masat e sigurisë, për të shmangur përshkallëzimin e protestës.

Parlamenti është rrethuar me gardh metalik si masë paraprake për tubimin e Partisë Demokratike.

Top Channel mëson se ligjvënësit socialistë do të përpiqen të hyjnë të parët në seancë, për të shmangur kontaktin me protestuesit e opozitës, të cilët janë thirrur të rrethojnë parlamentin.

Brenda sallës, mazhoranca dhe opozita pritet të përplasen ashpër mbi kërkesën e SPAK, e cila insiston në heqjen e lirisë së Belinda Ballukut.

Partia Socialiste ka deklaruar votën kundër dhënies se autorizimit, ndërsa PD, në mungesë të kartonëve, ka në plan të tregojë forcën si brenda dhe jashtë kuvendit ku ka thirrur në ndihmë mbështetësit e saj.

Përditësimet LIVE, 12 mars

11:01 “Gjyq publik, bie ndesh me parimin e prezumimit të pafajësisë”, Manja lexon raportin e PS për kërkesën e SPAK për Ballukun: Kuvendi të ndajë gjykimin publik nga procesi i rregullt ligjor

Ulsi Manja, si anëtarë i PS në Këshillin e Mandateve dhe Imuniteteve, ka lexuar raportin e socialistëve ku shprehen kundër kërkesës së SPAK për dhënie autorizimi për arrestimin e Belinda Ballukut.

10:39 FOTOLAJM/ Seanca plenare në Kuvend, gardisti qëndron pranë Taulant Ballës

Ndërsa në sallë po zhvillohet seanca, jashtë ambienteve të Kuvendit po mbahet protestë e thirrur nga PD.

Ndërkohë një detaj që është vënë re në sallë, është prania e një gardisti në reshtin ku qëndron Taulant Balla, kreu i grupit parlamentar i PS.

10:23 Seanca për kërkesën e SPAK, mungojnë Spiropali dhe Xhafaj. Në Kuvend nuk shkon as Balluku

Parlamenti do të votojë sot lidhur me kërkesën e SPAK për arrestimin e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku.

Në seancën që ka nisur në orën 10:00, bie në sy mungesa e ish ministres së Jashtme, Elisa Spiropali, e shkarkuar nga kjo detyrë javën e kaluar së bashku me Belinda Ballukun.

10:13 Kërkesa e SPAK për arrestimin e Ballukut, Bylykbashi lexon raportin e opozitës: Deputetët të votojnë pro

Oerd Bylykbashi, si anëtar i këshillit të Imuniteteve dhe Mandateve nga opozita, ka lexuar sot në sallën e Kuvendit raportin e hartuar nga PD për kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut.

09:51 Pak minuta para nisjes së protestës, Berisha dhe mbështetësit i drejtohen Parlamentit

Na ndajnë pak minuta para nisjes së protestës së opozitës në Tiranë.

Kreu i PD, Sali Berisha, së bashku me deputetët dhe mbështetësit demokratë po i drejtohen Parlamentit.

09:45 Opozita proteston/ Deputetët e PD mblidhen në selinë blu, Berisha pritet me brohoritjen e mbështetësve

Gazetarja e Top Channel, Elda Menga raporton se deputetët e Partisë Demokratike janë duke u mbledhur në selinë blu.

Pas tyre ka mbërritur dhe kryedemokrati, Sali Berisha, i cili është pritur me brohoritjen e mbështetësve, duke thënë ‘ja këta janë përfaqësuesit e shqiptarëve’.

09:36 Kuvendi vendos sot për Ballukun/ Ambasada britanike në Tiranë: Imuniteti parlamentar nuk duhet të pengojë llogaridhënien para ligjit

Kuvendi pritet të vendosë sot lidhur me çështjen e Belinda Ballukut, ndërsa ka reaguar edhe Ambasada Britanike në Tiranë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada thekson rëndësinë e ruajtjes së sundimit të ligjit dhe pavarësisë së gjyqësorit, duke nënvizuar se imuniteti parlamentar duhet të mbrojë proceset demokratike, por nuk duhet të shndërrohet në pengesë për llogaridhënie të barabartë para ligjit.

09:15 Pak minuta para nisjes së seancës për Ballukun, 1500 efektive rrethojnë Parlamenti

Pak minuta para nisjes së seancës plenare në Kuvend dhe njëkohësisht protestës së Partisë Demokratike, Parlamenti është ‘blinduar’ nga forcat policore.

Përditësimet LIVE, 11 mars

21:54 Seanca për Ballukun, socialistët i paraprijnë me mbledhje grupi në Parlament

Pak minuta më parë deputetët socialist kanë marrë një mesazh nga kryetari i grupit Taulant Balla për seancën e nesërme në parlament, ku do të votohen dy raportet për ish zëvendës-kryeministren Belinda Ballukun.

21:30 Protesta e PD-së përpara Kuvendit, Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve të saj: Shmangni zonat ku do të ketë përplasje dhe qëndroni vigjilent

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka paralajmëruar qytetarët amerikanë në lidhje me protestën e planifikuar nga Partia Demokratike ditën e nesërme më 12 mars, përpara Kuvendit.

20:34 Protesta e opozitës/ Parlamenti blindohet me gardh metalik, shtohen masat e sigurisë pak orë para revoltës së demokratëve

Pak orë para seancës plenare, kur demokratët do të protestojnë brenda dhe jashtë sallës së seancave plenare, Parlamenti ka kaluar në masa të përforcuara të sigurisë.

13:35 “Nesër shënohet një etapë e re vendimtare”, Berisha një ditë para protestës: Opozita do të udhëheqë kryengritje paqësore

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë konferencës për gazetarët, foli për protestën e nesërme, që do të mbahet në orën 10:00.

Sipas kryedemokratit dita e nesërme do të shënojë një etapë të re vendimtare për vendin, ndërsa shtoi se ‘opozita do të udhëheqë kryengritjen paqësore që do të rrëzojë regjimin’.

13:35 Zgjedhjet brenda PS, Klosi për “Shqipëria Live”: Diskutime ka, por për vendimet e mëdha jemi 100% të unifikuar. Balluku s’ka akuzë për korrupsion

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi ishte i ftuar në “Shqipëria Live” në Top Channel, ku foli për seancën e nesërme, çështjen e Belinda Ballukut, si dhe protestën e PD.

Socialisti komentoi çështjen e Ballukut, ku tha se ndaj saj s’ka asnjë akuzë për korrupsion, ndërsa shtoi se PS nuk ka penguar hetimin ndaj saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB