Ish-burri i Britney Spears e krahasoi atë me gratë iraniane: Ajo ishte e shtypur nga shumë njerëz

12/03/2026 15:34

Sam Asghari ka folur për ish-gruan e tij, Britney Spears, duke pretenduar se këngëtarja ka përjetuar shtypje nga njerëzit përreth saj, duke e krahasuar përvojën e saj me atë të grave në Iran.

Aktori 32-vjeçar u shfaq në emisionin “Piers Morgan Uncensored” të mërkurën, më 11 mars, ku foli kryesisht për situatën në Iran, vendin ku lindi. Gjatë bisedës, Piers Morgan e pyeti për trazirat e fundit rreth Spears, disa ditë pas arrestimit të saj për drejtim mjeti në gjendje të dehur. Pastaj Asghari tha: “Duke ardhur nga Irani dhe duke parë gra që shtypen… Nuk i krahasoj saktësisht dy situatat… Por ajo u shtyp nga shumë njerëz që përfituan prej saj.”

Shikoni videon

Më pas ai shtoi për këngëtaren: ” E kam parë çfarë ka kaluar. Edhe pse ishim të martuar vetëm për një vit, ishim bashkë për shtatë vjet, kështu që respekti im për të do të jetë gjithmonë aty .”
Sam Agari theksoi gjithashtu se beson që këngëtarja mund t’i kapërcejë vështirësitë me të cilat përballet, duke thënë: “Unë vërtet besoj se ajo është një grua e fortë dhe se mund të kthehet.”
Britney Spears u arrestua javën e kaluar pasi një ngarje e rrezikshme në një autostradë u regjistrua në një telefonatë në 911. Ajo u lirua më vonë dhe pritet të paraqitet në gjykatë më 4 maj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB