Dyshime për paktin Rama-Meloni, gjykata e Apelit të Romës vë në pikëpyetje ligjshmërinë e protokollit për kampet

12/03/2026 12:25

Gjykata e Apelit në Romë i ka dhënë një tjetër goditje marrëveshjes mes Italisë dhe Shqipërisë për kampet.

Këtë herë, ajo vë në pikëpyetje legjitimitetin e të gjithë protokollit Itali-Shqipëri. Gjykata ka ngritur dyshime mbi ligjshmërinë e ndalimit të tre shtetasve marokenë që janë dërguar në kampin e Gjadrit, duke vënë në pikëpyetje edhe legjitimitetin e të gjithë marrëveshjes.

Në tre vendime të lëshuara javët e fundit në procedurat për të vërtetuar ndalimin e tre qytetarëve marokenë kundër të cilëve ishte lëshuar tashmë një urdhër dëbimi, gjyqtarët në Romë thonë se “kërkesa për të vërtetuar ndalimin e tyre nuk mund të ishte lëshuar duke pasur parasysh se kjo Gjykatë Apeli dyshonte në legjitimitetin e dispozitave të Protokollit Itali-Shqipëri dhe ligjit pasues të ratifikimit.

Gjykata e Apelit e Romës kujton se është në pritje të një vendimi të ri nga Gjykata Europiane e Drejtësisë që pritet më 23 mars. Në vendimin e tyre dhjetëfaqësh, gjyqtarët e Gjykatës së Apelit deklarojnë se “dyshimet e ngritura tashmë në lidhje me përputhshmërinë me Nenin 9 të Direktivës Evropiane, i cili parashikon që azilkërkuesit kanë të drejtë të qëndrojnë në Shtetin Anëtar derisa të merret një vendim për kërkesën e tyre, mbeten ende sot”. Dhe kjo është pikërisht pika kyçe e dhjetëra masave që kanë liruar emigrantët që presin riatdhesimin, shumë prej të cilëve kishin dënime të mëparshme për krime të rënda, dhe të transferuar nga Italia në Shqipëri.

Të transferuar në Gjadër, migrantët rikërkuan azil dhe, sipas rregullit të riafirmuar sot nga gjyqtarët, ndërsa presin aplikimin e tyre (të cilin qeveria e quan instrumental), ata kanë të drejtë të qëndrojnë në tokën evropiane. Dhe Shqipëria, qartësisht, nuk është e përshtatshme, mbyll gazeta La Reppublica shkrimin e saj.

Ky është një tjetër vendim që shton debatet rreth zbatimit të marrëveshjes Itali-Shqipëri për trajtimin e migrantëve të mbërritur në territorin italia

Ky është një tjetër vendim që shton debatet rreth zbatimit të marrëveshjes Itali-Shqipëri për trajtimin e migrantëve të mbërritur në territorin italian

Top Channel

DIGITALB DIGITALB