Ndërhyrje amerikane dhe influenca ruse për Portin e Porto Romanos? Ministri Karakaçi konfirmon anulimin e tenderit: Ofertuesi u tërhoq, do bëjmë skenar tjetër
Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi ishte i ftuar në “Shqipëria Live” në Top Channel, ku foli për seancën e nesërme, çështjen e Belinda Ballukut, si dhe protestën e PD.
Lidhur me zhvillimet politike brenda PS dhe zgjedhjet brenda partisë, Klosi tha se diskutime mes anëtarëve ka, por theksoi se për vendimet e mëdha Partia Socialiste është e unifikuar.
“PS është parti 35 vjeçare e jetuar me divergjencën brenda. Kemi forume, ajo që ngelet është PS, stema, logoja dhe anëtarët që na mbështesin. Jemi në mandatin tonë të katërt, mendoj që nuk është koha të hymë në këtë debat. Qëndrime, ndjesi ka, s’mund të jenë të gjitha të unifikuara, por kur vjen puna te qëndrimet e mëdha jemi 100% të unifikuar”, tha ai.
Socialisti komentoi dhe çështjen e Ballukut, ku tha se ndaj saj s’ka asnjë akuzë për korrupsion, ndërsa shtoi se PS nuk ka penguar hetimin ndaj saj.
“Raporti i së nesërmes varet si komentohet. Për procesin e hetimit në asnjë rast nuk është penguar. Ka disa muaj që Prokuroria heton, pyet dhe vlerëson. Kemi një dosje që dhe unë si kolegu nuk e kemi shqyrtuar. Kanë përgatitur raportet e tyre, dhe vijnë nesër me dy qëndrime. Ajo çfarë kemi sot nga organet e drejtësisë është që s’ka akuzë për korrupsion. Për hetimet s’kemi asnjë pengesë”, shtoi ai.
Top Channel