“Greqia po hap një faqe të re”/ Pas deklaratës së kryeministrit Mitsotakis për energjinë bërthamore, reagojnë ashpër deputetët 11/03 20:43
Policia norvegjeze tha se ka arrestuar tre të dyshuar pas sulmi me bombë që ndodhi ditën e diel në ambasadën amerikane në Oslo.
Shpërthimi i fuqishëm, i cili ndodhi herët në mëngjes dhe u shkaktua nga një pajisje shpërthyese e improvizuar, dëmtoi hyrjen në seksionin konsullor të ambasadës, por nuk shkaktoi lëndime, thanë autoritetet norvegjeze.
“Ata dyshohen për një shpërthim terrorist”, u tha gazetarëve prokurori i policisë Christian Halto.
Fotografitë e njërit prej të dyshuarve të publikuara nga policia të hënën tregojnë një burrë me kapuç, fytyra e të cilit nuk është e dukshme, i veshur me rroba të zeza dhe duke mbajtur një çantë ose çantë shpine.
Top Channel