Shkarkimi nga detyra i Ilir Prodës, zbulohen emrat e kandidatëve për postin e kreut të Policisë së Shtetit

11/03/2026 15:15

Janë zbardhur emrat e kandidatëve që deri tani kanë hyrë në garë për postin e Drejtorit të Përgjithshëm Policisë së Shtetit, në vend të Ilir Prodës që u shkarkua pak kohë më parë nga kryeministri Rama.

Në procesin e përzgjedhjes kanë aplikuar disa drejtues dhe zyrtarë të policisë, të cilët po garojnë për drejtimin e institucionit.

Më poshtë është lista e kandidatëve që kanë paraqitur kandidaturën për këtë post:

Lenc Panganika; Gentian Shehaj; Afrim Tafa; Idajet Faskaj; Pëllumb Seferi; Elidon Çela; Skënder Hitajdhe Tonin Vocaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB