Sektori i bujqësisë në vend po përballet me një goditje të re pas rritjes së ndjeshme të çmimeve të plehrave kimike dhe inputeve bujqësore.
Brenda një kohe të shkurtër, kostoja e bazës prodhuese është rritur me rreth 25 deri 30%, duke vënë në pikëpyetje sezonin e ri.
Sipas vëzhgimeve në pikat e shitjes me shumicë dhe pakicë, produktet kryesore si DAP- i dhe Nitrati Amonit kanë pësuar rritjen më të madhe. Nëse një vit më parë një kuintal pleh kushtonte mesatarisht një vlerë të caktuar, sot fermerëve u duhet të paguajnë shumë më tepër për të njëjtën sasi.
Shkaqet kryesore të shtrenjtimit janë lufta dhe nafta. Ky shtrenjtim pritet të ketë një efekt domino në treg. Kur rritet kostoja e prodhimit për fermerin, rezultati final është rritja në tregjet e pakicës.
Deri më tani, fermerët kanë bërë thirrje për ndërhyrje urgjente nga Ministria e Bujqësisë, duke kërkuar rritjen e skemave subvencional dhe kontroll më të rreptë të abuzimeve me çmimet në tregun e brendshëm.
Top Channel