LIVE/ Lufta në Lindjen e Mesme, sulmohet anija e mallrave në Ngushticën e Hormuzit. Irani sulmon fqinjët

11/03/2026 09:45

Lufta në Lindjen e Mesme është përshkallëzuar pasi një anije mallrash u sulmua në Ngushticën e Hormuzit, një rrugë shumë e rëndësishme për transportin e naftës në botë.

Prej 12 ditësh, banorët e Iranit dhe Libanit po zgjohen nën zhurmën e sulmeve. Izraeli ka lëshuar një paralajmërim për banorët e jugut të Bejrurit, kryeqytetit libanez, për evakuim pasi do të ketë operacione ushtarake gjatë ditës.

09:35 Sulm izraelit me dron në qendër të Bejrutit, katër të vdekur dhe një raketë e pashpërthyer në një zonë banimi

Forcat izraelite nisën një sulm me dron në një zonë banimi në qendër të Bejrutit në agim të sotëm, me mediat libaneze që raportojnë katër të vdekur.

09:30 Irani nuk e mbajti fjalën, rifillon sulmet ndaj fqinjëve në të gjithë rajonin

Irani ka rifilluar sulmet ndaj disa vendeve të rajonit, duke deklaruar se ka nisur valën e 35-të të operacioneve ushtarake.

09:11 Rënia e dronëve pranë Aeroportit të Dubait, katër persona të plagosur

Katër persona janë plagosur pasi dy dronë ranë pranë Aeroporti Ndërkombëtar i Dubait, njofton Zyra e Medias në Dubai.

08:34 Përshkallëzohet situata në Liban, Izraeli paralajmëron evakuim të banorëve të Bejrutit para operacioneve ushtarake

Ushtria e Izraelit ka lëshuar një tjetër paralajmërim për evakuim për banorët në jug të Bejrutit, duke njoftuar për operacione ushtarake që pritet të zhvillohen në orët në vijim në kryeqytetin e Libanit.

08:20 Lufta në Lindjen e Mesme, analiza nga REL: A mundet Trump të korrë fitore të shpejtë në Iran?

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka lënë të kuptohet se lufta me Iranin ka mundësi të jetë afër përfundimit, duke e dhënë një vlerësim optimist për një luftë që ka shkaktuar tensione rajonale dhe paqëndrueshmëri në tregjet globale të energjisë.

08:06 Anija kontejnere goditet nga një “predhë e panjohur” pranë Ngushticës së Hormuzit, nuk raportohen viktima, po vlerësohen dëmet

Një anije kontejnerësh u dëmtua kur u godit nga një “predhë e panjohur” në brigjet e Emirateve të Bashkuara Arabe, pranë Ngushticës së Hormuzit, njoftoi Organizata Britanike e Sigurisë Detare (UKMTO), e cila është pjesë e Ministrisë së Mbrojtjes, pak para orës 05:30.

07:58 SHBA-të godasin 16 anije minapastruese pranë Ngushticës së Hormuzit

Forcat amerikane goditën 16 anije që po vendosnin mina pranë Ngushticës së Hormuzit, sipas një postimi nga Komanda Qendrore e SHBA-së, i cili përfshin edhe video që tregon sulmet ndaj anijeve.

07:36 New York Times: Mojtaba Khamenei është plagosur në këmbë, u qëllua në ditën e parë të luftës

Gazeta “New York Times” ka publikuar informacione të reja rreth gjendjes së udhëheqësit të ri të Iranit, Bojtaba Khamenei, duke raportuar se 56-vjeçari është plagosur në këmbë.

07:32 Arabia Saudite kap 7 raketa balistike dhe 7 dronë, 6 synonin bazën ajrore Princ Sultan

Ministria e Mbrojtjes e Arabisë Saudite njoftoi të mërkurën në mëngjes se kishte kapur shtatë raketa balistike të lëshuara nga Irani, përfshirë gjashtë që synonin bazën ajrore Princ Sultan, ku ndodhen forcat amerikane, pranë kryeqytetit Riad.

06:55 Ushtria izraelite nis sulme të reja ndaj Teheranit, ambasadori iranian në OKB: Janë vrarë mbi 1300 persona

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thanë në orën e fundit se kanë nisur një “valë shtesë” sulmesh ndaj objektivave në Teheran.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB