Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, Meloni: Ne nuk jemi në luftë dhe nuk duam të hyjmë në një të tillë
Irani ka deklaruar se do të shënjestrojë interesat sistemet bankare të lidhura me SHBA- në dhe Izraelin në rajon.
Paralajmërimin e bëri sot një zëdhënës i qendrës së komandës së bashkuar të forcave të armatosura iraniane, duke shtuar se kërcënimi vjen pas një sulmi kundër një banke iraniane.
“Pas fushatës së saj të dështuar, ushtria terroriste amerikane dhe regjimi brutal sionist (Izraeli) vunë në shënjestër një nga bankat e vendit. Me këtë veprim të paligjshëm dhe të pazakontë, armiku po na detyron të synojmë qendrat financiare dhe bankat e lidhura me SHBA-në dhe regjimin sionist në rajon”, tha Ebrahim Zolfaqari, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve të shmangin bankat.
Ndërkohë, më parë, zëdhënësi i forcave të armatosura iraniane, Abolfazl Shekarchi, deklaroi se Teherani do t’u përgjigjet sulmeve të fundit amerikano-izraelite kundër zonave të populluara.
Sekarci u bëri thirrje gjithashtu vendeve të rajonit dhe myslimanëve që të tregojnë “vendet e fshehta të SHBA-së dhe sionistëve” në mënyrë që të maksimizohet saktësia dhe ndikimi i sulmeve iraniane dhe të minimizohet dëmi ndaj civilëve, të cilët, siç denoncoi ai, “përdoren si mburoja njerëzore”.
Top Channel