Anulohet tenderi për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano të Durrësit, subjekti nuk paraqiti ofertë brenda afatit

11/03/2026 13:48

Anulohet tenderi për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano të Durrësit, për shkak se nuk është paraqitur ofertë nga subjekti.

Burime portuale bëjnë me dije se tenderi u anulua pasi bashkimi i operatorëve që pritej të sillte ofertën e vet ekonomike nuk e ka paraqitur atë, ndonëse kishte kërkuar vetë shtyrje të afatit për të paraqitur një ofertë sa më të plotë.

Tenderi për këtë projekt është 393 milionë euro pa TVSH ka dështuar disa herë, dhe në garën e hapur në dhjetor të 2024-ës, u paraqitën 5 konsorciume dhe vetëm një prej tyre kaloi në fazën finale për të paraqitur një ofertë ekonomike.

Afati për këtë garë ishte më 9 mars, por burime jozyrtare bëjnë me dije se bashkimi i vetëm i operatorëve, i mbetur në garë, Archirodon Construction (overseas) Company Limited – Deme Dredging nv – Società Italiana Dragaggi s.p.a”  nuk paraqiti ofertë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB