AKU bllokon 738 kg fileto pule, mishi me probleme në KMY
11/03/2026 19:45
Siguria ushqimore vazhdon të mbetet një sfidë për bizneset shqiptare. Vetëm disa orë më parë inspektorët e AKU Tiranë kanë bllokuar 738 kg fileto dhe gjoks pule pranë biznesit KMY në Tiranë.
Siç shihet edhe në ekran, mishi i pulës gjatë procesit të ngrirjes dhe shkrirjes qëndron në tokë, magazinimi i tij është bërë pranë një ambienti që ka prezencë myku dhe ndryshku.
Nëse ky produkt nuk do të ishte bllokuar nga inspektorët e ushqimit, ai do të shkonte te tryeza e konsumatorëve si mish i sigurt. Për këtë arsye, AKU Tiranë ka bllokuar aktivitetin e biznesit KMY deri në plotësimin e kushteve higjeno-sanitare.
Pas këtyre veprimeve, produktet e pulës të kompanisë KMY do të asgjesohet.
Top Channel