Video/ Liverpooli shtanget në Turqi, Galatasaray triumfon me një gol dhe kërkon kualifikimin e madh në “Anfield” pas një jave
10/03/2026 20:47
Galtasaray ka arritur një tjetër fitore të madhe në fazën e 1/16-ave të Champions League, duke mundur me rezultatin 1-0 përballë Liverpool.
Sfida e luajtur në Stamboll nisi në mënyrën më të mirë të mundshme për vendasit, të cilët kaluan në avantazh në minutën e 7’ me anë të Lemina.
“Redsat” u munduan të kundërpërgjigjen, por pa arritur dot të gjenin rrugën e rrjetës për të rikthyer baraspeshën.
Konate tundi rrjetën në minutën e 73’, por pas një rishikimi me VAR, goli u anulua për prekje të topit me dorë.
Kështu Galtasaray shkon me një avantazh në ndeshjen e kthimit, ndërsa Liverpool do të tentojë përmbysjen e madhe.
Rezultati Live:
Galatasaray 1-0 Liverpool
Lemina 7′
Goli i Lemina (Video)
Formacionet Zyrtare:

Top Channel