U kapën në flagrancë me makinën e mbushur me pistoleta/ Këta janë tre të rinjtë që trafikonin armët nga Mali i Zi

10/03/2026 10:50

Personat në foto janë të rinjtë të cilët trafikonin armët nga Mali i Zi, dhe i shisnin në Tiranë.

Dy prej tyre u kapën në flagrancë teksa lëviznin me automjet në zonën e Freskut, ndërsa një i tretë është shpallur në kërkim.

Në pranga ranë Donati Jaku 31 vjeç, banues në Shkodër dhe Florian Gjeta, 22 vjeç, banues në fshatin Domje.

Pas kontrollit ndaj automjetit të tyre rezultoi se ishin fshehur 6 armë zjarri (pistoleta SigSauer) të dyshuara të trafikuara nga Mali i Zi, me qëllim shitjen në këtë zonë.

Policia njofton se vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim, si dhe në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetime për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB