Nafta mbi 100 dollarë për fuçi/ Trump i paqartë për fundin e luftës me Iranin, “The Guardian”: Deklaratat e Presidentit janë kontradiktore
Dy të rinj janë akuzuar për terrorizëm në SHBA pasi dyshohet se tentuan të kryenin një sulm me bomba artizanale pranë rezidencës së kryebashkiakut të Nju Jorkut, Zohran Mamdani.
Sipas policisë amerikane, dy të rinj, të moshave 18 dhe 19 vjeç, u përpoqën të shpërthenin dy pajisje eksplozive jashtë Gracie Mansion gjatë një proteste të mbajtur të shtunën. Autoritetet zbuluan edhe një bombë të tretë në makinën e tyre. Asnjë nga pajisjet nuk shpërtheu, ndërsa një nga të dyshuarit u arrestua vetëm pak sekonda pasi ndezi njërin prej eksplozivëve.
Kryebashkiaku Zohran Mamdani reagoi duke thënë se autorët “duhet të mbahen plotësisht përgjegjës për veprimet e tyre”, duke shtuar se qyteti nuk do të tolerojë terrorizmin apo dhunën.
Policia tha se dy të rinjtë dyshohet se ishin frymëzuar nga organizatat terroriste. Sipas hetuesve, njëri prej tyre kishte deklaruar se shpresonte që sulmi të ishte “edhe më i madh” se ai në vitin 2013, ku humbën jetën tre persona dhe qindra të tjerë u plagosën.
Autoritetet amerikane thanë se pajisjet e përdorura ishin bërë me triaceton triperoksid (TATP), një eksploziv shumë i rrezikshëm që është përdorur edhe në sulme të tjera terroriste.
Dy të dyshuarit ndodhen në paraburgim.
Top Channel