Mbesa e Trump bën pazar në supermarketin më të shtrenjtë të Los Angeles, irriton ndjekësit: Faleminderit që na tregove se çfarë nuk mund të blejmë

10/03/2026 09:03

Mbesa e Donald Trump, Kai, ka ngjallur shumë reagime pas videos së saj të fundit ku bën pazar në atë që e quajti ” supermarketi më i shtrenjtë në Los Angeles”.

Kai Trump vizitoi një nga degët e rrjetit Erewhon, i cili është i famshëm për çmimet e larta me të cilat shet produktet e tij. Ndër blerjet e bëra nga mbesa 18-vjeçare e presidentit amerikan ishte një smoothie me vlerë 21 dollarë dhe një limonadë për 11 dollarë.

“Nëse nuk e dini, Erewhon është supermarketi më i shtrenjtë këtu. Çdo gjë është çmendurisht e shtrenjtë, kështu që do të blejmë produktet e mia të preferuara dhe pastaj do t’i provojmë”, shpjegon Kai Trump, e cila më vonë në video dëgjohet duke thënë “Do të falimentoj me këto gjëra. Do të më duhet të deklaroj falimentin”.

Goditja përfundimtare për 18-vjeçaren ishte çmimi i një trikoje, të cilën kur e pa, “ia mbathi me vrap”.

Fatura përfundimtare ishte 233 dollarë, me mbesën e Trump që dukej e zhgënjyer me disa nga produktet që bleu: “Më pëlqen sushi, por ky ishte toni më i keq që kam ngrënë ndonjëherë. Kishte një shije shumë të fortë peshku dhe ishte i fortë. Do të vjell.”

Shumica e komenteve në videon e postuar në llogarinë e Kay Trump në YouTube ishin negative ndaj mbesës së presidentit amerikan. Disa e quajtën videon pa shpirt, të tjerë shkruan “faleminderit që na tregove atë që nuk mund të blejmë”, të tjerë komentuan “shumica e amerikanëve nuk mund të shkojnë as në një supermarket të rregullt”, disa kërkuan “Kay dhe Barron të shkojnë në Iran”, të tjerë komentuan “duhet të na bësh shaka”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB