E bujshme te Sampdoria/ Shfaqet emri i Roberto Mancinit, ja si mund të kthehet

10/03/2026 12:36

Sampdoria duket se do të ketë një tjetër ndryshim të madh dhe sërish përfshihet Roberto Mancini, një emër që qarkullon gjithnjë në ambientet e skuadrës xhenoveze sa herë që kjo e fundit nis kërkimet për një trajner të ri.

Pas shkarkimit të dyshes Gregucci-Foti, që në 4 ndeshjet e fundit morën vetëm 1 pikë, stoli i Sampdorias i është besuar në mënyrë të përkohshme Attilio Lombardo, që deri tani ka qenë bashkëpunëtor teknik me një kontratë deri në 2027, por kampionati në Katar është pezulluar për shkak të luftës në Lindjen e Mesme. Këtu lind edhe hipoteza e bujshme; nëse FIFA iu lejon të federuarve me skuadrat e Katarit që të pezullojnë përkohësisht kontratat për të shkuar diku tjetër, për Mancinin do të hapet pista Sampdoria.

Kjo hipotezë e publikuar nga ‘Secolo XIX’ është tërheqëse por edhe e komplikuar, kjo edhe për faktin se nëse kampionati në Katar do të rinisë, Mancini do të duhej të kthehej te Al Sadd dhe Sampdoria do të mbetej sërish pa trajner. Për më tepër është edhe çështja e pagës duke qenë se ish trajneri i kombëtares italiane ka një pagë prej 5 milionë eurosh edhe pse e përditshmja xhenoveze siguron se për hir të dashurisë për Sampdorian ai do të pranonte edhe një pagë prej 2 milionë eurosh. Duke parë klasifikimin e Sampdorias në Serie B, gjithsesi do të ishte një skenar i rrezikshëm për Sampdorian që po vlerësin edhe për zgjidhje të tjera më të përshkueshme nga Beppe Iachini te Guido Pagliuca.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB