Deputeti i Bundestagut mbërrin në selinë e PD, pritet takimi me Berishën

10/03/2026 12:45

Ka mbërritur në selinë e Partisë Demokratike, deputeti i Bundestagut gjerman, Peter Beyer (CDU), njëkohësisht drejtues i Grupit për Ballkanin Perëndimor në Bundestagun gjerman.

Sapo ka mbërritur në ambientet e selisë, ai është pritur nga deputetja e PD, Jorida Tabaku, n ndërsa pritet të takojë dhe kryedemokratin Sali Berisha.

Deputeti  i CDU, Peter Beyer është raportuesi kryesor për Shqipërinë në Komitetin e Punëve të Jashtme të Bundestagut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB