Natë makthi për Kinskyn, doli me të kuq në minutën e 17-të i përlotur pas dy gabimeve të rënda kundër Atleticos.
Bayerni i Mynihut e sheh veten në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Skuadra bavareze, pa Harry Kane në skuadër, mori një fitore me peshë në Bergamo ndaj Atalantës së Berat Gjimshitit, duke e mundur me rezultatin tenistik 6-1 dhe do të jetë më e qetë në ndeshjen e kthimit që do të luhet pas një jave në Allianz Arena.
Skuadra e drejtuar nga Vincent Kompany e zgjidhi praktikisht që në pjesën e parë këtë ndeshje, kur shënoi të 3 golat. Stanisic, pas një asisti të Gnabry, hapi festivalin e golave për skuadrën bavareze. Vetëm 10 minuta lojë kaluan pas këtij goli dhe Bayerni i dha goditjen e dytë Atalantës, teksa shënoi me Michael Olise, ndërsa në minutën e 25-të ishte vetë Gnabry që çoi shifrat në 3-0 për skuadrën kampione të Gjermanisë.
Në pjesën e dytë Bayerni gjeti sërish rrugën e rrjetës, teksa shënoi me Nicolas Jackson, duke plotësuar pokerin e golave në New Balance Stadium. Bayerni nuk kishte të ngopur, pasi në minutën e 64-t Olise çoi rezultatin 5-0 për bavarezët, ndërsa në minutën e 67-të Musiala e çoi rezultatin në 6-0 për Bayernin.
Në minutat shtesë, Atalanta shënoi golin e nderit për të shkurtuar diferencën në 6-1, por gjithsesi sfida e kthimit do të jetë thjesht një formalitet për Bayernin e Mynihut.
Top Channel