Tronditet bota e futbollit, ndahet nga jeta pas një ataku kardiak ish-drejtori i Vllaznisë
09/03/2026 17:42
Bota e futbollit u trondit këtë të hënë nga lajmi i ndarjes nga jeta të Engin Firat.
Ish-drejtori sportiv i Vllaznisë pësoi një atak kardiak në aeroportin e Stambollit, ndërsa po kthehej nga Bejruti.
Firat kishte një karrierë të pasur si trajner dhe drejtues sportiv. Me Vllazninë, ai kontribuoi në sezonin 2018/19, duke ndihmuar klubin të rikthehej në Kategorinë Superiore. Së fundmi, Firat drejtonte skuadrën e Nejmeh në Liban.
Karriera e tij ndërkombëtare përfshinte edhe drejtimin e përfaqësueses së Moldavisë për një vit dhe më pas të Kenias për tre vite.
Firat ndërroi jetë në moshën 55-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të spikatur në futbollin shqiptar dhe atë ndërkombëtar.
Top Channel