PS merr sot vendimin për Belinda Ballukun! Kryeministri Rama njofton mbledhjen e grupit parlamentar pas kërkesës së SPAK

09/03/2026 08:46

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përmes një postimi në rrjetin social X se sot në orën 10:00 do të zhvillohet një mbledhje e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste për të diskutuar kërkesën e prokurorit për kufizimin e lirisë së zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Rama bëri të ditur se mbledhja do të transmetohet LIVE, ku do të merret edhe qëndrimi i grupit parlamentar lidhur me këtë kërkesë të prokurorisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB