“Balluku nuk mund t’i prishë provat, s’ka rrezik të largohet nga vendi”, PS refuzon kërkesën e SPAK për arrestimin e ish-zv.kryeministres: Rekomandimi nuk e pengon prokurorinë të vijojë hetimin 09/03 10:54
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përmes një postimi në rrjetin social X se sot në orën 10:00 do të zhvillohet një mbledhje e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste për të diskutuar kërkesën e prokurorit për kufizimin e lirisë së zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku.
Rama bëri të ditur se mbledhja do të transmetohet LIVE, ku do të merret edhe qëndrimi i grupit parlamentar lidhur me këtë kërkesë të prokurorisë.
Sot në 10.00 do të jemi LIVE në Grupin Parlamentar për marrjen e qëndrimit ndaj kërkesës së prokurorit për kufizimin e lirisë së Belinda Ballukut.
— Edi Rama (@ediramaal) March 9, 2026
Top Channel