Pas reagimit të presidentit Trumbp, Australia i jep azilin futbollisteve iraniane
Partia Socialiste refuzoi kërkesën e SPAK ndaj Kuvendit për autorizimin për Belinda Ballukun, e cila tashmë për kryeministrin Rama ka avokatët e saj.
Në “Top Story”, gazetari Anri Bala u përplas me deputetin e Partisë Demokratike, Ivi Kaso. Sipas këtij të fundit, SPAK ka ngritur akuzën për shkelje të barazisë në tendera, ndërsa gazetari e kundërshtoi duke thënë se nuk ka asnjë akuzë për korrupsion dhe pastrim parash.
Pjesë nga debati-
Bala: Zotëri ku jeton? Nuk ka drejtësia me ‘mund’. Nuk ka akuzë për korrupsion.
Kaso: Ke një akuzë të ngritur për shkelje të barazisë në tendera më shumë se një herë në bashkëpunim.
Bala: Ore e kupton çfarë flet apo jo?
Kaso: Unë e kuptoj se po të flas me fakte.
Bala: Zotëri, nuk ka asnjë akuzë për korrupsion. Nuk ka akuzë për pastrim parash. Nuk ka asnjë akuzë për asnjë vepër tjetër penale të kodit të procedurës penale.
Kaso: Po kush foli për korrupsion? Shkelje të barazisë në tendera. Ajo më mjafton mua. I mjafton SPAK-ut.
Bala: Nuk ka shkelje të barazisë në tendera o vëlla. Është favorizim dhe nuk ka shpërdorim as të parave.
Kaso: Merre lexo, çfarë të them unë.
Bala: Herës tjetër ejani përgatituni pak, se po lëmë nam edhe ne. Duket sikur e kemi me ju. Po ju të irritoni.
Kaso: Vini dhe bëni rolin e zhurmuesit.
Bala: Nuk jam zhurmues, jam saktësues.
Kaso: O zhurmues, cila është akuza.
Bala: Ti je abuzues. Unë po të saktësoj. Unë nuk dal më në televizor nëse ka pastrim parashë…
Kaso: Ti s’duhet të kishe dalë prej kohësh. Ma thuaj pak cila është akuza. Mos përfito që nuk del asnjë nga Partia Socialiste dhe je ‘stari’ i të pambrojtshmes. Ashtu mendon. Të erdhi dita dhe ty, bie rrufeja.
Bala: Unë e marr për kompliment.
Top Channel