Emërohet Zëvendësdrejtor i Byrosë Kombëtare të Hetimit, kush është Mentor Cuku Nis mbledhja e grupit parlamentar të PS, ku Ulsi Manja prezanton raportin për kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut.
“Raporti për shqyrtimin e kërkesës së SPAK për dhënie autorizimin për arrestimin e deputetes Belinda Balluku. Kemi arritur në këtë raport që do t’u prezantoj, në dakordësi të plotë me njëri-tjetrin. Sot që po e diskutojmë këtë raport ka ndodhur një realitet i ri institucional, deputetja nuk ushtron më pushtet ekzekutiv si pasojë e ndryshimeve të qeverisë, për pasojë masa e sigurimit penal, e pezullimit nga detyra, nuk prodhon më pa asnjë pasojë juridike reale, por dhe narrativa mbi të cilën SPAK ka kërkuar kërkesën, si rrezik i prishjes së provave, apo arratisjes, mbetet hipotetike për sa kohë lidhet drejtpërdrejt me ushtrimin e funksioneve ekzekutive që deputetja nuk i ushtron. Shpesh kemi parë përpjekje për ta zhvendosur këtë çështje për gjykim publik.
Kërkesa e SPAK në fakt në rastin e Ballukut ndryshon nga kërkesat e tjera të ardhura në kuvend, sepse nuk është për caktimin e një mase sigurimi për herë të parë, por Kuvendit i kërkohet të zëvendësojë një masë sigurimi personal, me një masë më të rëndë atë të arrestit, për një vepër penale që SPAK po heton që në gusht 2024.
Kjo masë mund të kërkohet në dy raste, kur janë rënduar akuzat ose kur nuk ka respektuar masën e vendosur. Rasti i dytë kundërshtohet, sepse Balluku ka respektuar masën e sigurimit personal, atë të daljes jashtë shtetit”, tha Manja.
“Në lidhje nëse kërkesa është bërë nën ndikime politike, Këshilli konstaton një fakt publik, kallëzimi i parë në gusht 2024 është bërë nga Lulzim Basha, ish kreu i PD, kallëzimi i dytë në shtator 2024 nga sekretari i PD atëherë Gazment Bardhi. Më vonë në 2025 këto dy procedime janë bashkuar në një të vetëm dhe sot mban një numër unik procedimi mbi bazën e të cilit po zhvillohen hetimet. Koha kur u bënë kallëzimet, koicidon me periudhë parazgjedhore, pastaj fill pas zgjedhjeve kemi një ashpërsim të gjuhës politike në këtë drejtim që e ka shoqëruar gjatë gjithë kohës këtë proces.
Ne respektojmë qëndrimin e mbrojtjes dhe qëndrimin publik të Ballukut që e konsiderojmë këtë çështje drejtësie dhe vetëm drejtësie.
Ne jemi ndaluar në vlerësimin tonë sa i takon strikt rëndimit të nevojave të masës së sigurimit dhe nëse përmbushen kushtet ligjore për këtë masë, rrezik i prishjes së provave, ikje apo kryerjes së një vepre më të rëndë. Jemi bazuar në prova”, shtoi më tej.
Top Channel