Sërish sirena alarmi në Akrotiri të Qipros, autoritete thirrje banorëve: Tregoni kujdes të shtuar, ekziston kërcënim i vazhdueshëm për sigurinë
Organizata joqeveritare Human Rights Watch (HRW) akuzoi sot ushtrinë izraelite për përdorimin e municioneve “të paligjshme” me fosfor të bardhë, të hedhura nga artileria, kundër zonave të banuara në Libanin jugor të martën e kaluar, menjëherë pas rifillimit të luftës me lëvizjen terroriste të Hezbollah, e cila financohet nga Irani.
“Ushtria izraelite përdori në mënyrë të paligjshme municione me fosfor të bardhë të hedhura nga artileria mbi shtëpi më 3 mars 2026 në komunitetin libanez të Yokhmorit”, tha OJQ-ja në një raport.
HRW thotë se ka “verifikuar” dhe ka lokalizuar vendndodhjen gjeografike të shtatë pamjeve filmike që tregojnë municione me fosfor të bardhë që shpërthejnë “mbi një zonë banimi” dhe punonjës të mbrojtjes civile që punojnë për të shuar zjarret në shtëpi “me shumë mundësi” të shkaktuara nga municionet ndezëse. Të dielën, agjencia zyrtare e lajmeve ANI e Libanit raportoi se Izraeli “shënjestroi Tal Nahas dhe Hiam”, gjithashtu në kufi, “me zjarr artilerie” duke kryer “(red.) bombardime me fosfor të bardhë”.
Përbërësi aktiv në municione ndizet kur bie në kontakt me oksigjenin. Është një armë ndezëse jashtëzakonisht e rrezikshme. Ka përdorime legjitime për to, të tilla si krijimi tymit ose ndriçimi i fushave të betejës. Por kur përdoren si armë ndezëse, ato shkaktojnë djegie të tmerrshme, dëmtime të frymëmarrjes, dështim të shumëfishtë të organeve dhe shpesh vdekje.
“Përdorimi i paligjshëm i fosforit të bardhë nga ushtria izraelite mbi zonat e populluara është jashtëzakonisht shqetësues dhe do të ketë pasoja shumë serioze për civilët”, tha Ramzi Qais, një studiues në HRW, në raport.
Top Channel