Gjashtë gola, penallti dhe karton i kuq! Egnatia mund Teutën mes spektaklit në Rrogozhinë dhe i afrohet Vllaznisë në krye
Ylli i WWE, Nikki Bella, 42 vjeçe, ka tërhequr vëmendjen e fansave me postimin e saj të fundit në Instagram, ku promovon WrestleMania 42, që do të zhvillohet muajin e ardhshëm në Allegiant Stadium në Las Vegas.
Në postimin e saj, Bella shfaq në plan të saj format e saj të nxehta, ndërsa disa nga fotot përfshijnë edhe motrën e saj binjake, Brie Bella. Ajo i fton fansat të blejnë biletat.
Postimi ka marrë menjëherë shumë pëlqime dhe mbi 700 komente, me fans që lavdërojnë pamjen dhe stilin e saj.
Nikki Bella ka pasur momente të paharrueshme në edicionet e mëparshme të WrestleMania, duke përfshirë bashkëpunimin me ish-partnerin e saj, John Cena në 2017 për të mundur Maryse dhe The Miz në një ndeshje miks dhe bashkëpunimin me motrën Brie kundër Bayley në 2021.
Fansat pritet të shohin sërish shfaqje spektakolare nga Nikki dhe Brie këtë vit në Las Vegas.
Top Channel