Real Madrid-Manchester City, një klasike evropiane, por cilat janë sfidat që janë parë më shpesh në historinë e Champions League
Bayern Munich ka mbërritur në Bergamo si favorit i madh për ndeshjen e 16-tave të Ligës së Kampionëve ndaj Atalantës, por trajneri bavarez, Vincent Kompany, paralajmëron se sfida do të jetë e vështirë.
“Nuk duhet të shqetësohemi se kush është më i fortë. Do të jetë një ndeshje e shkëlqyer kundër një ekipi të fortë italian; do të jetë e vështirë. Patjetër që do të duhet të përdorim përvojën tonë, por do të duhet të gjejmë edhe një mënyrë për të shënuar për të fituar ndeshjen,” tha Kompany.
Ai theksoi përvojën e Atalantës në Europë: “Ata fituan një garë evropiane kundër një Bayer Leverkusen shumë të fortë. Janë fizikë, mbrohen në mënyrë agresive, gjë që bëjmë edhe ne. Do të jetë një ndeshje interesante. Analizuam Atalantën dhe e dimë që janë të fortë në krosime dhe në zonë, por ne do të mbështetemi në cilësitë tona.”
Në lidhje me gjendjen e Harry Kane, Kompany shtoi: “Ai është në një situatë të mirë, është stërvitur mirë. Do të vendosim nesër sepse nuk duam të rrezikojmë, por sigurisht që do të nxjerrim në fushë ekipin tonë më të mirë.”
Top Channel