Teherani shënjestron sërish Tel Avivin, raketa iraniane godet një parking në kryeqytetin izraelit, plagosen 5 persona

08/03/2026 18:25

Një sulm i ri raketor nga Teherani drejt Tel Avivit ka lënë 5 persona të plagosur, njërin prej tyre në gjendje të rëndë.

Konkretisht, pak pas orës 3 pasdite, një nga raketat balistike që Teherani po dërgon në valë çau mbrojtjen ajrore izraelite dhe goditi një parking në juglindje të kryeqytetit izraelit.

Siç raportojnë mediat e huaja, sulmi plagosi pesë punëtorë, njëri prej tyre rëndë. Në të njëjtën kohë, të paktën 10 automjete u shkatërruan plotësisht.

Një njësi speciale e ushtrisë nxitoi në vendngjarje, e cila mblodhi materiale dhe fotografoi si kraterin ashtu edhe fragmentet për të parë nëse ky është një lloj i ri sistemi raketor nga Irani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB