LIVE/ Lufta në Lindjen e Mesme, djali i Khameneit zyrtarisht lideri i ri suprem i Iranit, Trump: Asnjë udhëheqës nuk e ka të gjatë pa miratimin tim. Izraelit vijon fushatën ushtarake në Liban ndaj Hezbollahut
Emiratet e Bashkuara Arabe mohuan se ishin të përfshira në një sulm ndaj një uzine distiluese në Iran, tha një zyrtar i lartë për Jerusalem Post.
Raportet fillestare sugjeruan se sulmi i Emirateve ishte një përgjigje e mundshme e parë ndaj sulmeve të fundit iraniane me dronë dhe raketa në rajonin e Gjirit.
Burimet e cituara nga gazeta thanë se Emiratet e Bashkuara Arabe nuk do të zgjidhnin një objektiv politik për të ndërhyrë ushtarakisht në konflikt, por do të përqendroheshin në objektet ushtarake.
Informacioni në lidhje me një sulm të mundshëm pasoi raportet e mëparshme se Katari dyshohet se kishte kryer sulme brenda Iranit në hakmarrje për sulmet iraniane.
Abu Dhabi po shqyrton hapat e tij të ardhshëm pas sulmeve ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe dhe vendeve të tjera të Gjirit, pas përshkallëzimit që pasoi sulmet e nisura nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara kundër Iranit më 28 shkurt.
Javën e kaluar, një zjarr shpërtheu në zonën industriale të naftës në emiratin e Fujairah kur mbeturinat nga një dron shkatërruar nga mbrojtja ajrore ranë në zonë.
Në të njëjtën kohë, një raport në Wall Street Journal thotë se Emiratet e Bashkuara Arabe po shqyrtojnë ngrirjen e aseteve iraniane me vlerë miliarda dollarë, një veprim që mund të dëmtojë seriozisht lidhjet ekonomike të Teheranit me sistemin financiar ndërkombëtar.
Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes e Emirateve të Bashkuara Arabe njoftoi se numri i të vdekurve nga sulmet iraniane ishte rritur në katër. Ndërkohë, qeveritë e Gjirit, përfshirë Arabinë Saudite, Kuvajtin dhe Bahreinin, raportuan sulme iraniane me dronë në territorin e tyre të shtunën dhe të dielën në mëngjes.
Në Kuvajt, një zjarr i madh shkatërroi një ndërtesë qeveritare, ndërsa Ministria e Brendshme njoftoi se dy zjarrfikës u vranë në krye të detyrës.
Kujtohet se dje, në një përpjekje për të ulur tensionet në rajon, Presidenti iranian Masud Peskov u kërkoi falje shteteve fqinje për sulmet e kryera nga Irani në bazat ushtarake amerikane të vendosura në vendet e Gjirit.
Top Channel