LIVE/ Lufta në Lindjen e Mesme, djali i Khameneit zyrtarisht lideri i ri suprem i Iranit, Trump: Asnjë udhëheqës nuk e ka të gjatë pa miratimin tim. Izraelit vijon fushatën ushtarake në Liban ndaj Hezbollahut
Shtetet e Bashkuara janë aktualisht në duart e njerëzve krejtësisht të papërgjegjshëm që po luajnë me fatin e popujve të botës duke i imponuar njerëzimit ligjin e xhunglës, tha në një intervistë ish-kryeministri francez Dominique de Villepin.
Dominique de Villepin, i cili në vitin 2003, si Ministër i Jashtëm, shkaktoi një sensacion ndërkombëtar duke denoncuar ndërhyrjen amerikane në Irak para OKB-së, tha se nga pikëpamja e ligjshmërisë ndërkombëtare, ndërhyrja aktuale në Iran është më e keqe se ndërhyrja amerikane në Irak, duke i bërë thirrje Evropës ta denoncojë atë pa mëdyshje.
“Ne po rrokullisim në baltën e historisë”, tha de Villepin, duke thënë se “lufta nuk është lojë” dhe se ajo që po bëjnë Trump dhe Netanyahu nuk mund të mbetet pa pasoja.
SHBA-të dhe Izraeli nuk shpallën luftë për të çliruar Iranin, vazhdoi de Villepin, duke u bërë thirrje vendeve demokratike të reagojnë fuqishëm ndaj kësaj “katastrofe të paralajmëruar”.
Top Channel