Në kërkim ndërkombëtar dhe i dënuar në Itali për prostitucion dhe plagosje, arrestohet në Belsh 81-vjeçari

08/03/2026 09:19

Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Belsh.

Gjatë operacionit policor u bë i mundur lokalizimi, identifikimi dhe arrestimi i shtetasit Andrea Gjini, i njohur edhe me identitetin tjetër Andrea Kuqja, 61 vjeç, banues në Belsh.

Sipas policisë, Gjini ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi në vitin 2016 Gjykata e Luça‑s në Itali e ka dënuar me 15 vjet, 9 muaj e 18 ditë burg. Ai është shpallur fajtor për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni”, “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Plagosje”, të parashikuara nga Kodi Penal italian.

Autoritetet bëjnë me dije se arrestimi i tij është kryer me qëllim ekstradimin drejt Italisë, ndërsa procedurat për dorëzimin e tij tek autoritetet italiane janë në vijim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB