Lufta në Lindjen e Mesme/ “Ata do të preferonin të vdisnin në bombardime sesa në burgjet e regjimit”, thotë një grua nga Teherani

08/03/2026 12:10

Një grua nga Teherani ka folur për BBC-në rreth kushteve në kryeqytetin iranian dhe efekteve të represionit shtetëror.

“Askush nuk e pëlqen luftën, është e frikshme”, thotë ajo, duke iu referuar shtypjes brutale të protestave në fillim të këtij viti.

Por ajo shton se qytetarët kanë arritur në një pikë ku “do të preferonin të vdisnin në bombardime sesa në burgjet e regjimit, ku torturat dhe përdhunimet janë të përditshme. Mund të jetë e vështirë për ata që nuk jetojnë këtu ta kuptojnë”, shton ajo.

Sipas saj, iranianët nuk janë kokëfortë ose luftëdashës, por kanë vuajtur aq shumë sa kanë arritur limitet e tyre dhe e tëra çfarë duan është të jetojnë një jetë normale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB