Nuk foli frëngjisht në një mesazh ngushëllimi ku humbën jetën dy pilotë, kreu i Air Canada jep dorëheqjen
Të paktën 104 personel iranian u vranë dhe 32 u plagosën në sulmin amerikan ndaj anijes luftarake iraniane javën e kaluar, sipas ushtrisë iraniane.
Gjatë konfliktit aktual, anija IRIS Dena u godit me raketa nënujore dhe u fundos nga një nëndetëse amerikane në Oqeanin Indian.
Shtetet e Bashkuara thuhet se po ushtrojnë presion diplomatik ndaj Sri Lankës për mënyrën se si i trajtoi marinarët iranianë të shpëtuar.
Kujtojmë se anija iraniane u fundos nga nëndetësja amerikanë teksa merrte pjesë në ushtrime ushtarake. Fillimisht u raportua se 164 persona u shpallën të zhdukur, por me kalimin e kohës numri i viktimave filloi të rritej. Autoritetet e Sri Lankës raportuan se kishin shpëtuar 32 persona nga personali i anijes iraniane.
Top Channel