Presidenti i Iranit i përgjigjet Trump: Do të merrni me vete në varr ëndrrat për dorëzimin tonë pa kushte

07/03/2026 08:55

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, deklaroi të shtunën se vendi i tij nuk do të dorëzohet kurrë, ndërsa ushtria iraniane vazhdon shkëmbimin e sulmeve me Izraelin dhe veprime të hakmarrjes në disa vende të Gulf.

Deklarata e Pezeshkian erdhi pak ditë pas fjalimit të Donald Trump, i cili tha se SHBA nuk do të negociojë me Teheranin pa “dorëzimin e pakushtëzuar” të tij.

Në një fjalim televiziv shtetëror, Pezeshkian tha: “Ata do t’i marrin me vete në varr ëndrrat e tyre për dorëzimin tonë pa kushte.

Që nga vrasja e Ali Khameneit një javë më parë, një këshill udhëheqës prej tre personash mban pushtetin në vend deri në emërimin e pasardhësit. Ky këshill përfshin Pezeshkian, kreun e vijës së ashpër të gjyqësorit Gholamhossein Mohseni Ejei dhe klerikun e lartë Alireza Arafi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB