“Nuk na duhet ndihma pasi të fitojmë luftën”/ Trump i ashpër me Starmer: S’kemi më nevojë për transportuesit e avionëve

07/03/2026 22:43

Lufta në Lindjen e Mesme po thellon përplasjet mes Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, dhe kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë reagoi pas lajmit se Britania e Madhe do të dërgojë avionë në Lindjen e Mesme, pas intensifikimit të sulmeve. Ai shënjestron kryeministrin Starmer, duke thënë se nuk ka nevojë për ndihmën e tij, pasi e ka fituar luftën.

“Mbretëria e Bashkuar, dikur aleati ynë i Madh, ndoshta më i Madhi nga të gjithë, më në fund po e mendon seriozisht dërgimin e dy transportuesve të avionëve në Lindjen e Mesme. Kjo është në rregull, Kryeministër Starmer, nuk kemi më nevojë për to – Por do ta mbajmë mend. Nuk kemi nevojë për njerëz që bashkohen në luftëra, pasi kemi fituar tashmë!”-shkruan Trump në Truth Social.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB