Dyshohet se ka ngacmuar seksualisht të miturën, arrestohet 66-vjeçari në Këlcyrë

07/03/2026 12:22
Foto Ilustruese

Një 66-vjeçar është vënë në pranga pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur në Këlcyrë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Këlcyrë ndaluan shtetasin V. S., 66 vjeç, banues në Këlcyrë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur”, thuhet në njoftimin e policisë.

Njoftimi i policisë:

Gjirokastër

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Këlcyrë ndaluan shtetasin V. S., 66 vjeç, banues në Këlcyrë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:

-F. K., 50 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi është konstatuar duke prerë lëndë drusore, në mënyrë të paligjshme, në vendin e quajtur “Pirosti”, në fshatin Hundëkuq;
-E. N., 62 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se ka përndjekur një 42-vjeçare.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Memaliaj referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen P. H., 32 vjeçe, banuese në fshatin Arrëz e Vogël, me probleme të shëndetit mendor, pasi për motive të dobëta, ka goditur një 63-vjeçare.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB