Greqia i vjen në ndihmë Bullgarisë, dërgon raketa Patriot për mbrojtje antibalistike
Vrasja e Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, është përshkruar si një operacion i kryer me kujdes të lartë strategjik dhe elemente surprizë, që sipas raportimeve nxori në pah përdorimin e teknologjisë moderne dhe të luftës psikologjike.
Sipas mediave ndërkombëtare, gjeneralët izraelitë e planifikuan operacionin në fshehtësi të plotë, duke përdorur një strategji çorientuese për të mashtruar udhëheqjen iraniane. Raportimet tregojnë se operacioni nisi me një taktikë të thjeshtë, por efektive: krijimin e përshtypjes se drejtuesit ushtarakë izraelitë do të largoheshin për fundjavë.
Për këtë qëllim, Izraeli publikoi imazhe dhe njoftime që tregonin gjeneralët duke u kthyer në shtëpitë e tyre për darkën tradicionale të Shabatit. Sipas raportit, kjo lëvizje synonte të krijonte idenë se nuk po përgatitej asnjë operacion ushtarak.
Megjithatë, ndërsa në publik dukej sikur gjithçka ishte qetësuar, gjeneralët izraelitë u rikthyen në mënyrë të fshehtë për të finalizuar planin e sulmit. Të shtunën në mëngjes, pilotët izraelitë u ngritën nga bazat e tyre dhe, pas një fluturimi rreth dyorësh, arritën në pozicionet e tyre mbi Teheran.
Sipas raportimit, avionët luftarakë izraelitë lëshuan rreth 30 raketa, mes tyre edhe raketa të teknologjisë së avancuar Blue Sparrow, të cilat mund të arrijnë lartësi shumë të mëdha përpara se të rikthehen në atmosferë dhe të godasin objektivin.
Këto raketa janë projektuar për të kapërcyer edhe sistemet më të avancuara të mbrojtjes ajrore, duke i bërë ato jashtëzakonisht të vështira për t’u interceptuar. Sulmi, sipas raportimeve, goditi objektiva në zemër të Teheranit, përfshirë kompleksin ku ndodhej Khamenei.
Strategjia që kombinoi elementin e çorientimit dhe përdorimin e teknologjisë së avancuar, sipas raportit, i lejoi Izraelit të ndërmarrë një operacion që surprizoi plotësisht udhëheqjen iraniane.
Top Channel