LIVE/ Një javë luftë në Lindjen e Mesme, forcat amerikane fundosin transportuesen iraniane të dronëve. Izraeli godet 26 herë Bejrutin. Trump: Pas Iranit e ka radhën Kuba
Momenti kur një shkollë djemsh në qytetin verior iranian të Qazvinit u bombardua gjatë ditës së parë të një sulmi ajror të përbashkët SHBA–Izrael është kapur nga kamerat e sigurisë së institucionit.
Pamjet tregojnë çastin e shpërthimit që godet zonën e shkollës, ndërsa sipas autoriteteve lokale, nga bombardimi humbi jetën një adoleshent.
Ndërkohë, shqetësimi ndërkombëtar është rritur pas një tjetër sulmi vdekjeprurës ndaj një shkolle fillore vajzash në Iran. Shefi i të drejtave të njeriut i OKB-së, Volker Türk, ka kërkuar përgjigje dhe hetim të plotë për ngjarjen.
WATCH: CCTV footage of U.S.–Israeli attack near Iran's Qazvin boys’ school, resulting in the killing of a teenager on the first day of the war. pic.twitter.com/UhgQHDxfGc
— Clash Report (@clashreport) March 6, 2026
Sipas autoriteteve iraniane, në ditën e parë të luftës, të shtunën e kaluar, një sulm goditi një shkollë fillore në qytetin jugor të Minabit, duke vrarë të paktën 150 persona.
Türk e cilësoi ngjarjen “një incident absolutisht tragjik” dhe theksoi se pret që hetimet të jenë të shpejta dhe transparente. “Ne gjithashtu presim llogaridhënie, sepse është e qartë se janë bërë gabime”, deklaroi ai për gazetarët në Gjenevë.
Deri tani, as Izraeli dhe as Shtetet e Bashkuara nuk kanë marrë përgjegjësinë për sulmin, i cili ndodhi pranë zonave të kontrolluara nga Trupat e Gardës Revolucionare Islamike.
Top Channel