“Tërhiq kallëzimin për shoqen time”/ Kërcënoi të miturën, procedohet 17-vjeçarja në Korçë

06/03/2026 13:31
Foto Ilustruese

Një 17-vjeçare është proceduar për veprën penale ‘kanosje për të mos kallëzuar’ në Korcë.

Sipas uniformave blu, adoleshentja ka kërcënuar përmes telefonit një 14-vjeçare për të tërhequr kallëzimin që kishte bërë për një shoqe të 17-vjeçares.

“Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, për një 17-vjeçare, banuese në Korçë, për veprën penale “Kanosja për të mos kallëzuar”, pasi dyshohet se ka kanosur nëpërmjet telefonit, një 14-vjeçare, që të tërhiqte kallëzimin që kishte bërë për një shoqe të 17-vjeçares, me të cilën ishte konfliktuar.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB