LIVE/ Një javë luftë në Lindjen e Mesme, forcat amerikane fundosin transportuesen iraniane të dronëve. Izraeli godet 26 herë Bejrutin. Trump: Pas Iranit e ka radhën Kuba
Hezbollahu po përpiqet të zhvillojë sulme ndaj Izraelit jo vetëm nga territori libanez, por edhe nga Siria.
Siç raportojnë mediat ndërkombëtare, qeveria e Damaskut ka udhëzuar komandantët në terren të kundërshtojnë çdo qelizë që synon të kryejë operacione kundër Izraelit nga Siria, në kuadër të mbështetjes së saj për Iranin në luftë. Burime të qeverisë siriane kanë pohuar gjithashtu se janë ngritur pika kontrolli në jug të vendit për të parandaluar veprime të tilla.
Rreth dy javë më parë, u raportua se Damasku po përqendronte përpjekjet në çmontimin e infrastrukturës të ndërtuar nga Hezbollahu në anën siriane të kufirit. Regjimi i al-Asad është gjithashtu i përfshirë në operacione për të goditur pozicionet e organizatës përgjatë kufirit, në zonën e Luginës së Libanit.
Top Channel