Kreu i Lëvizjes Shqipëria Bëhet vendos sërish çadër para Kryeministrisë, përplaset me policinë
Sot u mbajt seanca e radhës për dosjen ‘Partizani’.
Dy nga të dyshuarit kanë dhënë prapësimet e tyre. Siç bën me dije gazetarja Anila Hoxha, gjatë seancës avokatët e Andia Pustina dhe të shoqërisë “Studio Pustina” deklaruan se, pas ndryshimeve të fundit në ligj dhe në Kodin Penal që kanë hyrë në fuqi, nga ana e SPAK duhet të bëhet rikualifikimi i veprës penale dhe të përcaktohet qartë se cilës dispozitë do t’i referohet akuza.
Sipas mbrojtjes, për shkak të këtyre ndryshimeve ligjore, organi i akuzës duhet të rishikojë kualifikimin juridik të veprës. Avokatët kërkuan gjithashtu që ndaj Andia Pustina dhe shoqërisë “Studio Pustina” të vendoset pushimi i çështjes, pasi sipas tyre nuk është kryer asnjë vepër penale.
Nga ana tjetër, prokurorët e Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kërkuan kohë për t’u njohur me kërkesën e fundit të mbrojtjes dhe më pas do të mbajnë qëndrimin e tyre në lidhje me të.
Kërkesa e paraqitur nga avokatja Gjyzari përbëhet nga 10 faqe. Seanca e radhës do të mbahet në datë 2 prill ora 10:00
Top Channel